Sot, në ditën ndërkombëtare të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau çmimet vjetore në fushën e teatrit.

Çmimi kombëtar për vepër jetësore në fushën e teatrit për vitin 2022 iu nda Muradije Muriqit dhe Mejreme Berishës, çmimi vjetor për aktoren/aktorin më të mirë iu nda Ilire Vincës në shfaqjen ‘Babai dhe babai’, çmimi për regjinë më të mirë i takoi Fatos Berisha me shfaqjen ‘Pornography'”, çmimi për shfaqjen më të mirë shkoi për Qendrës Multimedia me shfaqjen ‘The Handke Project’, ndërsa çmimi kombëtar për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e teatrit për vitin 2022 iu nda Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i shprehu mirënjohje shtetërore gjithë komunitetit teatror të Kosovës, për punën e madhe që kanë bërë.

Ai tha se bëjnë më të mirën që të jenë pranë komunitetit teatror.

“Jemi shumë të inkurajuar me faktin që kemi një mobilitet të ngritur të komunitetit teatror, të institucioneve, jo vetëm publike të teatrit, por edhe ato të pavarura. Dhe besoj që edhe viti i kaluar, dhe kështu besoj që do të jetë edhe ky vit edhe në kuptimin e çmimeve ndërkombëtare së punës së madhe të të gjithë atyre që e përbëjnë komunitetin. Është dëshmia më e mirë e një suksesi e angazhimit të madh të cilën përveç që jemi mirënjohës si institucione, natyrisht bëjmë më të mirën që të jemi aty krah komunitetit për ta mbështetur në të gjitha format e mundshme”, potencoi Çeku.

Fitueset në fushën e teatrit për vepër jetësore, Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha u shprehën falënderuese dhe mirënjohëse për çmimin.

“Jam shumë mirënjohëse për besimin që më keni dhënë për punën e gjatë dhe të palodhshëm, si dhe shtëpisë teatrale dhe kolegëve të mijë, të cilët puna ime do të ishte e pamundur pa ata. E lumtur që pikërisht sot në Kosovën ku punohet në cdo mënyrë dhe vlerësoret puna jonë”, tha Berisha.

Muriqi, në veçanti u shpreh falënderuese ndaj publikut.

“Fillimisht duke falënderuare familjen time, teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu”, dhe gjithë atyre të cilët më kanë përkrahur gjithë këto vite, por në veçanti falënderuese tek publiku”, theksoi Muriqi.

Edhe fituesi i çmimit për regjinë më të mirë, Fatos Berisha u shpreh falënderues për çmimin si për të, ashtu edhe për Teatrin e Gjakovës.

“Ndihem falënderues që e keni vlerësuar regjinë në shfaqje, si për mua ashtu edhe për të gjithë teatrin e Gjakovës për mundësinë e bashkëpunimit sidomos grupin e aktorëve të teatrit të Gjakovës dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti”, tha Berisha.

Edhe fituesit e tjerë u shprehën falënderues për çmimet.

/TV Malisheva

Share.