Zyrtari për Informim i Nismës Socialdemokrate, Avdi Morina, ka mohuar akuzat se në ditën e zgjedhjeve është bërë shitblerja e votave, shkruan TV Malisheva.

Kjo pasi ai ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur në ditën e zgjedhjeve.

“Kjo është një gjë e pavërtetë pasi që është e pamundur të blehen dhe të shiten votat në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Morina.

Ai për t’I demuntuar këto akuza, ka thënë se kanë mundur të jenë shaka mes shokëve, të cilat janë shrytëzuar për t’u manipuluar për qëllime politike.

“Mendoj se nuk ka pasur tentime të tilla, mund të jenë raporte mes shokësh të cilët bëjnë shaka dhe dikush mundohet të manipulojë me atë komunikim, por I tërë procesi ka filluar për së mbari dhe ka përfunduar si i tillë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.