Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të bien në vlera të lehta negative , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 11 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen mes -3 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

/TV Malisheva

Share.