Sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët por edhe me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22 dhe 25 gradë Celsius.

Gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.

/TV Malisheva

Share.