MPJD përmes një komunikate të shpërndarë në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova ka qenë çështje e diskutimit e Ministrave të Komitetit sot në Torino të Italisë.

“Këshilli i Europës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino/Itali. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KiE-së”, ka shkruar MPJ në një komunikatë për media.

Gërvalla përmes kësaj komunikate, ka thënë se deklaratat që u bënë sot në takimin mes ministrave, kanë treguar mbështetje për këtë qëllim të Kosovës.

“Kosova do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme gjatë javëve dhe muajve në vazhdim që të plotësojë qëllimet e qytetarëve të saj që shteti të pranohet nga Këshilli i Evropës si pjesëtar i plotë i kësaj familje evropiane”, ka thënë ajo.

/TV Malisheva

Share.