Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Sipas njoftimit, nafta dhe gazi janë liruar për nga një cent, ndërsa benzina ka mbetur njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.74 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit./TV Malisheva

Share.