Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti duke djegur mbeturinat në livadhin e tij, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur pyllin e një personi tjetër.

Nuk dihet vlera e dëmit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Deçan është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti duke djegur mbeturinat në livadhin e tij, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur disa trupa të pemëve të një personi tjetër.

Nuk dihet vlera e dëmit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Share.