Ndryshon mënyra e votimit në Eurovision Song Contest 2023, festivali më i madh i këngës në Europë. Tashmë në të dyja gjysmë finalet, vendet që do të kalojnë në natën finale do të bëhet me votat e publikut, ndryshe nga sa ka funksionuar deri tani.

Ndryshimet janë njoftuar nga organizatorët, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), të cilët thanë se do të jenë votat e publikut që do të vendosin për vendet që kualifikohen gjatë gjysmëfinaleve. Gjithashtu një tjetër ndryshim është se do të vlejnë edhe votat e publikut që vijnë nga vendet jo pjesëmarrëse në Eurovision Song Contest 2023, të cilët do të mund të votojnë përmes internetit.

Ndërkohë që votat e jurisë do të kombinohen me votat e publikut për të vendosur rezultatin përfundimtar siç ka qenë më parë. Më herët vendet që kualifikoheshin nga dy gjysmëfinalet, 10 nga secila, ishte një kombinimi të votës së jurisë dhe votimit publik që nga viti 2009.

Juritë profesionale, të përbëra nga ata që punojnë në industrinë e muzikës, do të vazhdojnë të kontribuojnë në rezultatin final së bashku me shikuesit në çdo vend që marrin pjesë dhe ata që votojnë ndërkombëtarisht. Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest shpjegoi mënyrën e votimit në Eurovision Song Contest 2023.

“Përgjatë historisë së tij 67-vjeçare, Eurovision Song Contest ka evoluar vazhdimisht për të mbetur relevant dhe emocionues. Këto ndryshime pranojnë popullaritetin e jashtëzakonshëm të shfaqjes duke i dhënë më shumë fuqi audiencës së ngjarjes më të madhe të muzikës live në botë. Në vitin 2023, vetëm shikuesit e Eurovision Song Contest do të vendosin se cilat vende do të kalojnë në Finalen e Madhe dhe, duke reflektuar ndikimin global të ngjarjes, të gjithë që e shikojnë shfaqjen, kudo që jetojnë në botë, mund të japin votat e tyre për këngët e tyre të preferuara.

Duke përfshirë edhe juritë e profesionistëve të muzikës në vendosjen e rezultatit përfundimtar, të gjitha këngët në finalen e madhe mund të vlerësohen sipas kritereve më të gjera të mundshme. Ne gjithashtu mund të ruajmë traditën e udhëtimit nëpër Evropë dhe Australi për të mbledhur pikë dhe për të siguruar një sekuencë votimi emocionuese me fituesin e zbuluar vetëm në fund të shfaqjes”, tha Österdahl.

Audienca në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të jetë ende në gjendje të votojë me SMS, telefon ose nëpërmjet aplikacionit të Eurovision Song Contest. Ata që shikojnë në pjesën tjetër të botës do të mund të votojnë përmes një platforme të sigurt në internet duke përdorur një kartë krediti nga vendi i tyre.

Pas natyrës së paprecedentë të parregullsive të votimit në Eurovision Song Contest 2022, u krijua një grup pune i anëtarëve të EBU për të parë mënyrat për të mbrojtur integritetin e ngjarjes. Rekomandimet e tij u miratuan më pas nga Grupi i Referencës, bordi drejtues i Konkursit dhe Bordi Ekzekutiv i EBU.

Konkursi i 67-të të këngës në Eurovizion do të zhvillohet në Liverpool më 9, 11 dhe 13 maj. 31 shtete do të garojnë për 20 vende në finalen e madhe së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar mikpritëse dhe fituesen e vitit 2022, Ukrainën.

Konkursi po organizohet në Mbretërinë e Bashkuar në emër të Ukrainës pas fitores së Kalush Orkestrës për vendin e tyre në Torino në maj 2022, për shkak se vendi i tyre ndodhet në luftë.

Share.