Në kuadër të “Javës për barazi gjinore”, në Komunën e Malishevës, janë mbajtur disa aktivitete të cilat kanë përfunduar sot, me një takim përmbyllës, ku është vlerësuar e drejta dhe roli i gruas në shoqëri. Me këtë rast, i pari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e ka vlerësuar lartë rolin e gruas në të gjitha zhvillimet dhe ka thënë se gratë do të përkrahen në vazhdimësi, si në vendimmarrje, po ashtu edhe në sferat tjera të jetës.

Në këtë takim të organizuar nga zyra për barazi gjinore, e udhëhequr nga Vera Bytyçi, bashkë me kryetarin Kastrati, prezent ishin edhe drejtoresha e DAE, Arbëresha Krasniqi, shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, anëtarja e asamblesë komunale, Gentiana Hoti dhe përfaqësuese të organizatave, të bizneseve dhe gra të cilat punojnë në institucione tjera dhe që janë të dalluara në punën e tyre.

Ky takim është përmbyllur me ndarjen e mirënjohjeve për gratë suksesshme, duke filluar nga familja e dëshmorit të kombit, Kujtim Krasniqi, pastaj për mësuesen Zejnepe Mazreku, infermieren, Servete Kastrati dhe femrat e suksesshme në biznes, Borëbardha Mazreku dhe Antigona Thaçi-Krasniqi.

Po ashtu mirënjohje janë ndarë edhe për nxënësit e shkollave “28 Nëntori” dhe “Emin Duraku” për esetë dhe punimet e bëra gjatë shënimit të “Javës për barazi Gjinore”.

/TV Malisheva

Share.