Shoqata e Pedagogëve të sportit shkollor në Malishevë, ka organizuar garat republikane në volejboll për nivelet e shkollave të mesme – të ulëta dhe të larta.
Këto gara do të realizohen në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës dhe Komunën e Malishevës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë shoqata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku gjithashtu njoftuan se garat do të zhvillohen për të dy gjinitë.
Këto gara do të mbahen në katër pika, ku do të marrin pjesë 28 ekipe nga shtatë regjione të Kosovës.
/TV Malisheva