Në Prishtinë shpërndahen 500 plisa për Ditën e Flamurit, një plis mbi 2 metra vendoset në sheshin “Skënderbe”

Në Prishtinë është mbajtur “Festivali i Plisit”, që synim kishte promovimin e kulturës kombëtare shqiptare, sidomos te të rinjtë.

Simboli i këtij festivali ishte një plis mbi 2 metra, i ndërtuar nga gipsi, i cili do të qëndrojë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë festival të pranishmëve u janë shpërndarë mbi 500 plisa.

Alban Zeka, organizatorë i këtij festivali tha se qëllimi i këtij organizmi ka qenë për t’i lidhur të rinjtë me elementin kryesorë të identitetit kulturorë që sipas tij, është plisi.

“Qëllimi i këtij organizmi ka qenë për t’i lidhur të rinjtë me elementin kryesorë të identitetit tonë kulturorë, plisi është elementi më identifikues i shqiptarëve, si organizatë kemi që një festival i tillë do t’i lidhë të rinjtë me trashëgimin kulturore”.

“Vizioni është që ta kombëtarizojmë edhe ndërkombëtarizojmë këtë, kombëtarizimi që mu shtri në të gjitha trevat, e ndërkombëtarizimi është që të promovojë trashëgimia jashtë trevave shqipfolës”.

“Ky festival ka qenë i hapur për të gjithë, ata që kanë pasur dëshirë të vijnë kanë pasur mundësin që të marrin edhe plisa falas, 500 plisa janë shpërndarë”.

“Elementi kryesor që e identifikon festivalin e plisit është plisi mbi  2 metra, i cili është ndërtuar nga gipsi dhe do të qëndrojë këtu për dy ditë”.  /TV MALISHEVA

Share.