Taulanta Gjerqeku është një shqiptare nga Prishtina me origjinë nga Gjakova që jeton dhe punon prej shumë vitesh në Zelandën e Re.
Në periudhën e luftës në Kosovë ajo kishte emigruar në Zelandën e Re ku kishte vazhduar studimet për arkitekturë.Sot Taulanta punon në fushën e arkitekturës në Zelandën e Re por thotë se mban vazhdimisht kontaktet me Kosovën.
Duke folur për pandeminë në këtë vend të largët nga Kosova, Taulanta thotë Zelanda e Re e ka menaxhuar më së mirë situatën me virusin.Ajo thotë se kur Evropa dhe vendet e Azisë po përballeshin me fluks të madh të infektimeve Zelanda kishte marrë mësimet dhe masat njëkohësisht.
Sot Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me coronavirus.Taulanta tregon edhe për gjendjen e komunitetit shqiptar në këtë vend dhe numrin e tyre.
“Jemi një komunitet i vogël shqiptarësh prej rreth 800 vetash. Jemi shumë të afërt dhe kalojmë shumë bukur me njëri tjetrin. Në përgjithësi është një atmosferë e mirë mes nesh”, deklaroi ndër të tjera Taulanta Gjerqeku./Tv Malisheva