Të hënën me datë 26 shtator 2022 u dha lajmi i hidhur për vdekjen e ish-veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Gashi nga Vërmica e Malishevës.

Familja njofton të afërmit, miqtë dhe rrethin shoqëror se varrimi i ish-veteranit të UÇK-së, Faik Hasan Gashi, do të bëhet më datë 30.09.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Vërmicë.

I ndjeri ishte duke jetuar me familje në Itali, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, shkruan TV Malisheva

Lajmërimi i plotë nga familja Gashi

LAJMËRIM MORTOR- Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë të gjithë të afërmitë, miqtë, dhe rrethin shoqërorë se më datë 30.09.2022 në ora 15:00 bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së Faik Hasan Gashi në varrezat e fshatit Vërmicë.

/TV Malisheva

Share.