Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se së shpejti do të nisë puna për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga projekti i sheshit fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës, i cili pritet të jetë një tjetër atraksion në kryeqytet.

“Ja si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës për të cilin nis puna së shpejti”, ka shkruar Rama.

Qeveria e Katarit ka miratuar një grant prej 11 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti.

Sheshi i ri do të ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.

Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

/TV Malisheva

Share.