Policia ka informuar sot se në Kaçanik është arrestuar një person për vjedhje të shërbimeve.

Sipas Policisë, 21-vjeçari në dy raste të ndara në Nikaj dhe Duraj të Kaçanikut ka kryer vjedhje të shërbimeve.

“Me datën 17.03.2023 dhe 25.03.2023, policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar informacionet se në dy raste të ndara në fshatrat Nikaj dhe Duraj të Kaçanikut, një person në dy pika karburanti dyshohet se kishte kryer vjedhjen e shërbimeve. Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet. Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme, të identifikojnë dhe sot, datë 28.03.2023 rreth orës 13:30 të arrestojnë të dyshuarin D.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shërbimeve.”, ka informuar Policia.

I dyshuari D.B është shoqëruar në stacionin e Policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. Ndërsa, rasti është cilësuar “Vjedhje e shërbimeve”.

/TV Malisheva

Share.