Notarja e Kosovës, Hana Bejiqi, ka përfunduar sot garën e saj në Festivalin Veror Olimpik Evropian, EYOF Banska Bystrica 2022.

Njëkohësisht, Bejiqi ishte edhe garuesja e fundit e Kosovës që garoi në EYOF Banska Bystrica që po zhvillohet në Sllovaki, përcjellë TV Malisheva.

13-vjeçarja mbylli garën me kohë 28.10 sekonda, kohë kjo që e renditi në vendin e 37-të nga 47 garuese, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në gjysmëfinale.

/TV Malisheva

Share.