Faton Klinaku, nga OVL-UÇK ka kërkuar nga policia Kosovës që objekti ku gjendet e vendosur selia e kësaj organizate të jetë në mbrojte nga policia e Kosovës.

E shkak për këtë sipas tij është që mos të përsëritet sikurse që ndodhi në vitin 2020 ku një person i maskuar kishte dërguar dosje të gjykatës speciale në objektin ku janë të vendosur OVL-UÇK.

Klinaku ka përmendur këtu edhe vjedhjen e një laptopi në Paris të një gjyqtari të speciales.

Reagimi i plotë:

Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:
z. Fehmi Hoti

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
I nderuar,
Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellur ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.
Poashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

/TV Malisheva

Share.