Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit që të zbardhin rastin e  plagosjes në Shtërpcë.

Abdullahu ka thënë se është e domosdoshme që të gjithë të kontribuojnë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi për të mos pasur eskalim në asnjë aspekt.

Reagimi i plotë:

Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë.

Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt./TV Malisheva

Share.