Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Zubin Potokut, Klinës dhe Istogut, pas vërshimeve.

Peci ka takuar bujqit, të cilët i ka inkurajuar që t’i dokumentojnë dëmet dhe t’i dorëzojnë pranë Drejtorive për Bujqësi.

“Dëmet nga vërshimet ishin të konsiderueshme. Këtë e pashë nga afër teksa vizitoja Komunën e Mitrovicës, Zubin Potokut, Komunën e Skënderajit, atë të Klinës dhe Komunën e Istogut.

Në Mitrovicë e Zubin Potok vizitova bujqit e prekur nga këto vërshime dhe i inkurajova që t’i dokumentojnë ato e t’i dorëzojnë pranë Drejtorive për Bujqësi.

Po ashtu përpos inspektimit të dëmeve nga fatkeqsitë natyrore tek bujqit, zhvillova takime me kryetarët; atë të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, të Komunës së Skenderajit Fadil Nura dhe të Komunës së Istogut Ilir Ferati; të cilët më njoftuan në detaje për situatën sfiduese me të cilën po përballen komunat respektive.

Bashkëndjeva me qytetarët e prekur nga vërshimet, fatkeqsisht në Mitrovicë, Çabër, Skenderaj, Klinë dhe Istog; si dhe i sigurova ata se asnjë dëm nuk do anashkalohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga ky vit, Komisioni i Dëmeve në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do t’i trajtojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqsitë natyrore përfshirë edhe dëmet në sektorin e bujqësisë”, ka shkruar Peci në Facebook.

Share.