Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Spanjës, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Maroku dhe Spanja po barazojnë pa gola, respektivisht 0:0.

Gjatë pjesës së parë, Maroku kishte tre tentime për gol, ku vetëm njëri prej tyre ishte drejt kuadratit të portës, krahas Spanjës që regjistroi vetëm një tentim për gol, ndërsa asnjë drejt portierit të Marokut, Bono.

Në anën tjetër, kombëtarja spanjolle kishte posedimin e topit në favorin e saj me 69%, krahas 31% të Marokut.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0:0.    /TV Malisheva 

Share.