Gara e 5-të në disciplinën malore (hillclimb) e vlefshme për kampionatin e Kosovës përfundoj në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Në këtë garë morën pjesë gjithësej 32 vetura ku 3 vetura nuk aritën të përfundonin garën për shkak të problemeve teknike të cilat u shfaqën raporton TV Malisheva

Më i miri në këtë garë doli Përparim Dushi me veturën e tij Mitsubishi Lancer EVO 9 dhe arriti kohën 3:17.237 në dy lëshime.

Vendin e dytë arriti ta siguroj Bardhyl Canolli me veturën RADICALL SR8 LM me kohën 3:17.604 duke e pasuar Blerand Hasanaj i cili zuri vendin e 3-të me veturën Opel ASTRA Turbo me kohën 3:22.191.

Në plasmanin ekipor triumfoj autoklubi nga Prishtina “PRT – Prishtina Racing Team”, vendin e dytë e fitoj autoklubi “EuroGoma RT”, ndërsa në vendin e tretë u rradhit “AK Prizreni D&G”.

Më poshtë mund t’i të gjithë rezultatet e garës malore “Grashtica 2019”.

Share.