Krahas përballjes mes Izraelit dhe Kosovës po zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Karađorđe” të Novi Sadid, Zvicra po udhëheq si mysafire ndaj Bjellorusisë me rezultat bindës 3:0.

Të tre golat për “Helvetikët” deri tani i shënoi Renato Steffen (minuta e 4′, 17′ dhe 29′).

Ndërkaq, në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” të Yerevanit, Turqia po barazon 1:1 me Kombëtaren e Armenisë.

Te turqit golashënues ishte Orkun Kokcu (minuta e 35′), kurse për Armeninë shënoi Ozan Kabak, i cili shënon autogol në portën e tij në minutën e 10′.

Rezultatet e pjesës së parë:

Armenia 1:1 Turqia

Bjellorusia 0:3 Zvicra

Izraeli 0:1 Kosova /TV Malisheva

Share.