Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë para objektit të Komunës së Zveçanit, “70-80 persona të dhunshëm” kanë sulmuar zyrtarët policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh, të dyshuarit kanë përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni.

Rasti po hetohet si “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË RKS-së- Zveçan 29.05.2023 – 17:00.  Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet më raport.

/TV Malisheva

Share.