Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy veturave në Zubin Potok, të cilat kanë qenë të regjistruara me taraga RKS.

Sipas personave që e kanë raportuar rastin, veturat e tyre kanë qenë të parkuara në lagjen e tyre.

Veturat para një jave janë regjistruar me targa RKS.

“Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara. Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit.”, ka informuar Policia.

Lidhur me rastin, sipas PK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim, të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Lajmin për djegien e veturave në Zubin Potok, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

/TV Malisheva

Share.