Policia e Kosovës sot në Gjilan ka zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të një personi të dyshuar se ka kryer veprën penale pastrimi i parave.

I dyshuari përmes rrjetit social Tik-Tok ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.

I dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe dyshohet të jete në Maqedoninë Veriore.

Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës . /TV Malisheva

Share.