Senatori rus Frants Klintsevich, ka pohuar se përparimi i ngadaltë i vendit të tij në Ukrainë është për shkak se forcat e Moskës po luftojnë ushtarët me të njëjtin mentalitet si të tyre.
Duke folur në televizionin shtetëror rus, Klintsevich tha se operacioni special ushtarak i Rusisë po vazhdonte me mjaft vështirësi, duke shtuar se ai nuk donte të ofendonte askënd.
Ai e quajti ushtrinë e Ukrainës “një nga ushtritë më të forta dhe më të trajnuara”.