Ka përfunduar edhe faza e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku Portugalia ka siguruar biletën e fundit drejt çerekfinales së këtij turneu.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic” u shënuan shtatë gola, ku Kombëtarja e Portugalia e ka shkatërruar Zvicrën me rezultat të thellë 6:1.

Zvicra përshëndetet nga ky Botëror me humbje të thellë, ku golin e nderit e shënoi Manuel Akanji në minutën e 58′.

Ndërkaq, te Portugalia shkëlqeu Goncalo Ramos me hat-trick (minuta 17′, minuta e 51 dhe minuta 67′), kurse tre golat e tjerë u shënuan nga Pepe (minuta e 33′), Guerreiro (minuta e 55′) dhe Leao (minuta e 90+2′).

Portugalia vazhdon tani në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, ku atje e pret Kombëtarja e Marokut, e cila e eliminoi sot Spanjën 3:0 në penallti.

Rezultatin final i ndeshjes, 6:1 në favor të Portugalisë

Share.