Ka përfunduar ndeshja mes gjigantit anglez, Manchester United dhe skuadrës së Brightonit, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e para të edicionit të ri të Premier Ligës.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, United ka pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Brightoni, përcjell TV Malisheva.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Pascal Gross, i cili shënon në minutën e 30′ për të kaluar “Pulëbardhat” në epërsi prej 1:0.

Saktësisht nëntë minuta më vonë ishte po i njëjti lojtar që e gjeti përsëri golin e United, ku Gross e thellon epërsinë e Brightonit në 2:0 në minutën e 39′ të ndeshjes.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e United, ku edhe e gjeti golin e parë të ndeshjes përmes Mac Allister të Brightonit, i cili shënon autogol në portën e tij në minutën e 68′ të ndeshjes.

Autogoli i Mac Allister nuk ishte i mjaftueshëm që United ta evitojë humbjen, ku “Djajtë e Kuq” lëshojnë pikë qysh në ditën e parë të tyre në sezonin e ri në Premier Ligë.

Debutuesit te United, trajneri Erik Ten Hag, mbrojtësi Lisandro Martinez dhe mesfushori Christian Eriksen e nisin me humbje aventurën e tyre në “Old Trafford”.

Share.