Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për gazetaren iraniane Masih Alinejad, u ka bërë thirrje iranianëve që të mos heqin dorë nga liritë e tyre.

Osmani ka thënë se lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar, e këtë e di më së miri populli i Kosovës, shkruan TV Malisheva.

“Gjithë bota po ju vështron. Mesazhi im për gratë dhe popullin e Iranit është që kurrë të mos hiqni dorë. Kurrë mos hiqni dorë. Ne e dimë sa e vështirë dhe e dhimbshme është, por lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar. Ne kemi paguar çmim të lartë në luftën tonë për liri. Jemi me ju derisa të fitoni. Kurrë mos u dorëzoni”, ka thënë Osmani në një video mesazh.

 

Në Iran janë duke vazhduar protestat kundër Qeverisë, të cilat janë nxitur nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare.

Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Deri më tani është raportuar për mbi 40 të vdekur në këto protesta.

Share.