Prodhimi industrial në Itali ra për 0.7% në muajin korrik krahasuar me muajin qershor dhe 2.1% krahasuar me korrikun e vitit 2022, thanë të hënën nga Istat.
Shifra nga muaji në muaj paraqiti rënien e parë pas dy muajsh rritjeje radhazi, shkruan ANSA.
Agjencia kombëtare e statistikave shtoi se për shkak të rritjes së prodhimit industrial në muajin maj dhe qershor, mesatarja për periudhën maj-korrik ishte 0.2% më e lartë se në tre muajt e mëparshëm.
/TV Malisheva