Kapiteni i Real Madrid, Ramos, po afrohet me fundin e kontratës së tij në ‘Santiago Bernabeu’, por përkundër kësaj, nuk ka asnjë hap nga lojtari.

‘AS’ shkruan se Real Madrid nuk ka hapur akoma diskutimet për një kontratë të re me Sergio Ramos.

Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit spanjoll skadon brenda afër një viti.

34 vjeçari kështu është në fundin e kontratës së tij. Ai është pjesë e ‘Los Blancos’ që nga viti 2005, kur kalonte nga Sevilla në ‘Bernabeu’.

Dëshira e lojtarit është që të pensionohet me Real Madrid, por ai mund të përfundojë diku tjetër. /Tv Malisheva

Share.