Real Madridi e fillon sot aventurën në Kupën e Botës për klube, ku do të përballet me skuadrën egjiptiane, Al Ahly.

Stadiumi “Prince Moulay Abdellah” në Marok do të jetë nikoqir i kësaj përballje, në të cilën Reali synon vetëm fitoren e cila do t’ia siguronte biletën drejt finales së kësaj gare.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finale me skuadrën e Al Hilal, e cila mbrëmë mposhti Flamengon me rezultat të ngushtë 3:2.

Në këtë ndeshje kampioni evropian rikthehet nga humbja në La Liga kundër skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorcas, ku kjo e fundit e mposhti me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Al Ahlyn nuk do të paraqiten Mostafa Shobeir, Karim Fouad dhe Akram Tawfik, kurse te Reali mungojnë Courtois, Benzema, Militao, Mendy, Hazard dhe Lucas Vasquez.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Al Ahly (4-3-3): El Shenawy; Hany, Metwalli, Abdelmonem, Maaloul; Fathi, Dieng, El Solia; Tau, Sherif, Abdel Kader

Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Alaba; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Rodrygo, Vinicius Jr

/TV Malisheva

Share.