Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Franca e ka gjetur fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur si vendas Kombëtaren e Austrisë me rezultat solid 2:0.

Golat për “Gjelat” i shënuan Kylian Mbappe (minuta e 56′) dhe Olivier Giroud (minuta e 65′).

Krahas kësaj përballja u zhvillua edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Danimarkës, ku tre pikët i arkëtuan nikoqirët. Kroacia e mposhti Danimarkën me shifrat 2:1.

Golashënues për vendasit ishin Borna Sosa (minuta e 49′) dhe Lovro Majer (minuta e 79′), kurse te Danimarka golin e nderit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 77′.

Po ashtu, fitore shënuan edhe Belgjika e Holanda, ku belgët mposhtën Uellsin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse “Tulipanët” shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Polonisë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve i gjeni më poshtë.

Liga A

Belgjika 2:1 Uellsi

Kroacia 2:1 Danimarka

Franca 2:0 Austria

Polonia 0:2 Holanda

Liga C

Kazakistani 2:1 Bjellorusia

Lituania 1:1 Ishujt Faroe

Sllovakia 1:2 Azerbajxhani

Turqia 3:3 Luksemburgu

Liga D

Letonia 1:2 Moldavia

Lihtenshtajni 0:2 Andorra

Share.