Klubet  Juventusi, Milani dhe Interi janë  klubet me gatishmëri për marrjen e Roberto Firminonit, i cili vendosi të largohej nga Liverpool si agjent i lirë në fund të sezonit.

Sky Sport Italia konfirmojnë se vendimi është marrë andaj edhe Serie A, me ekipet si Juventusit, Interit dhe Milanit kanë shprehur interesimin për të.

Reprezentuesi brazilian është 31 vjeç dhe ka qenë në Liverpool që nga viti 2015, më parë ka luajtur për TSG Hoffenheim, Tombense dhe Figueirense.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 25 ndeshje për Liverpoolin.

/TV Malisheva

Share.