Napoli do ta ketë sonte një tjetër test serioz në rrugën drejt titullit kampion pasi do të ballafaqohet me Romën në “Diego Armando Maradona” me fillim nga ora 20:45.

Napoli është lider i tabelës me 50 pikë, dhjetë më shumë se Interi i vendit të dytë dhe me një fitore eventuale do ta thellonte edhe më tepër këtë hendek.

Nga ana tjetër, Roma është e gjashta në renditjen tabelare me 37 pikë dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani pritet që të luajë nga minuta e parë edhe në këtë ndeshje pasi ai tashmë është bërë i pazëvendësueshëm në te Napoli.

Ja formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Roma (3-4-3): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Abraham, Dybala

Share.