Sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez i siguroi fitoren kombëtares së tij me një gol të çuditshëm nga korneri.

34 vjeçari, i cili luan në Francë me Marseille, e fitoi ndeshjen numër 153 me Kilin në miqësoren kundër Paraguait, dhe kjo ishte një fitore për tu mbajtur mend për Sanchez, raporton TV Malisheva.

Pasi shënoi golin e parë personal në minutën e 76′ për ta barazuar rezultatin në 2:2, ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United shënoi përsëri, kësaj radhe nga korneri në kohën shtesë.

Sanchez dukej se do të harkonte topin në zonë, por disi topi përfundoi në portë pas një gabimi fatal nga portieri i Paraguait, Antony Silva.

Siç shihet në video, Silva tentoi që të kapte topin, por që dështoi qartazi.

Golin e Sanchez e gjeni më poshtë.

(1) CHV Noticias on Twitter: “#LaRojaXCHV | ¡Lo tuvo Aravena! El Monito saca un zurdazo que es bien contenido por Silva 🇨🇱 2-2 🇵🇾 ⌚️ 90′ 👉 Minuto a minuto https://t.co/KagSog7vUz 📡En vivo https://t.co/rRO6YeWzQP 📺 PlutoTV https://t.co/UiLsCfqFGe https://t.co/GX6OKqEh93” / Twitter

/TV Malisheva

Share.