Patrulla policore kufitare pran brezit kufitar në Jarinjë, dje ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 euro dhe 363.080 dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara.

Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

/TV Malisheva

Share.