Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nëntor, marrëveshje kjo që ka sjellur dyshime të shumta për shkak të mos-transparencës së plotë të këtij dokumenti nga të dyja palët.

Me marrëveshjen për targa, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell, Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Hollësitë shtesë të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Por, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM (Mitrovicë e Kosovës), të cilat, sipas tij, do të mund t’i përdorin serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të gjobiten për diçka të tillë.

“Kjo do të thotë, ndër të tjera, se absolutisht të gjithë pronarët e makinave që kanë targa KM do të mund t’i regjistrojnë automjetet e tyre normalisht dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave KM. I vetmi vend ku do të ndalemi, do të ndalemi me lëshimin e targave fizike tërësisht të reja KM deri në momentin kur të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për targat”, ka thënë Petkoviq.

Në anën tjetër, Bislimi thotë se tabelat ekzistuese të prodhuara në Serbi, nuk do të prodhohen dhe nuk do të vazhdohen.

Se, a do vazhdojë apo do të qartësohet plotësisht marrëveshja për targa do mbetet të shihet në ditët në vijim.  /TV Malisheva 

Share.