Shkarkohet Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, njëkohësisht kryetare e gruas së Nismas në Malishevë, Besarta Kryeziu – Ramaj, në vend të saj emërohet Hafir Rexha, shkruan TV Malisheva.

Sot është bërë publike nga kryetari i Nisma Socialdemokrate, Hajdin Berisha për emërimin e dy drejtorëve të rinj në Komunën e Malishevës.

Po ashtu burime të TV Malisheva mësojnë se perveq shkarkimit të Besarta Kryeziu – Ramaj, ka dhënë dorëheqje edhe Drejtori i Bujqësisë, Murat Hoxha.

Pas dorëheqjes së drejtorit të Bujqësisë Murat Hoxha, emërohet Sylë Dukolli, kështu ka bërë të ditur përmes një postimi ne rrjetin social Facebook, kryetari i kësaj partie, Hajdin Berisha.

Berisha ka bërë të ditur vetëm për emërimet e këtyre drejtorëve por jo edhe për shkarkimin e Kryeziu – Ramaj.

Postimi i plotë:

SYLË DUKOLLI E HAFIR REXHA, MARRIN DETYRA DHE PËRGJEGJËSI TË REJA!
Sylë Dukolli, me një karrierë të bujshme profesionale dhe politike, tani e tutje, do të menaxhojë me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Qeverinë Komunale në Malishevë.
Hafir Rexha, pandalshëm dhe i dëshmuar edhe në funksione tjera politike, si dhe duke qenë pjesë e strukturave politike të Nisma Socialdemokrate, është emëruar Drejtor i Inspektorateve.
Sylës dhe Hafirit, ju dëshirojmë shëndet, punë të mbarë e suksese të përbashkëta!
/TV Malisheva
Share.