Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, është shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.

Njoftimin e ka bërë ministri Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi në Facebook.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, thuhet në njoftimin e ministrit Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.

/TV Malisheva

Share.