Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë.

Kështu ka pohuar Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës, i cili ka publikuar edhe imazhe në rrjetet sociale.

Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”.

“Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk”, tha ai.

Një video e publikuar nga shërbimi kufitar duket se tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar nga monumenti i “Tre Motrave” të dukshme në të djathtë.

Ndryshe, kohët e fundit ka pasur shpërthime në rajone të ndryshme të shtetit rus.

/TV Malisheva

Share.