Alessandro Bastoni ishte jashtëzakonisht i nervozuar pasi u largua nga Simone Inzaghi në pjesën e parë të ndeshjes si mysafir të Interit kundër Udineses.

Trajneri i “Nerazzurrëve” vendosi të zëvendësojë Henrikh Mkhitaryan dhe Bastonin në minutën e 30 të pjesës së parë në “Dacia Arena”, duke i zëvendësuar me Roberto Gagliardini dhe Federico Dimarco. Të dy lojtarët morën nga një karton të verdhë në 21 minutat e para, por ndryshimi i dyfishtë befasoi edhe tifozët zikaltër.

Siç theksohet nga “DAZN”, Bastoni në veçanti u zemërua pasi u largua nga fusha, duke goditur disa herë ulëset në stol. Shoku i skuadrës Robin Gosens u përpoq ta qetësonte duke i bërë të ditur se sa shumë po e shikonin reagimin e tij, përcjellë TV Malisheva.

Ishte ndëshkimi i parë i qendërmbrojtësit italian 23-vjeçar në këtë sezon të Serisë A dhe ai qartësisht nuk ishte i kënaqur me vendimin Inzaghit. Ai është një pjesë kyçe e mbrojtjes së tyre së bashku me Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij.

Interi pësoi disfatë nga Udinese me rezultat 3-1.

<blockquote><p lang=”en” dir=”ltr”>Bastoni clearly not happy with the substitution, Gosens tried to calm him down<a href=”https://t.co/RrM2YqdXph”>pic.twitter.com/RrM2YqdXph</a></p>— Uncle $harma 🎙️ (@RSharmzz) <a href=”https://twitter.com/RSharmzz/status/1571462312644542464?ref_src=twsrc^tfw”>September 18, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Share.