Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 53:68 (8:23, 15:12, 14:20, 16:13), në ndeshjen për vendin e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që po zhvillohet në Prizren.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke krijuar epërsi 3:21, ndërsa çerekun e parë e fituan 8:23. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku Dardanët për një nuancë ishin më të mirë, për të fituar këtë pjesë 15:13, ndërsa kombëtaret shkuan në pushim me shifrat 23:35.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti epërsinë, për të triumfuar 53:68. Te Kosova u dalluan Andi Ahmeti me 21 pikë e 11 kërcime dhe Yll Kastrati me 14 pikë, ndërsa të Shqipëria i jashtëzakonshëm ishte Viktorio Hida me 20 pikë e 21 kërcime, duke u ndihmuar nga Oresti Simo me 15 pikë e shtatë kërcime.

Në renditjen përfundimtare, Kosova u rendit e katërta, kurse Shqipëria e treta./TV Malisheva

Share.