Sportistja shqiptare, Lara Colturi, ka arritur një sukses të madh sa i përket garave me ski që i ka zhvilluar në Kili.

Colturi garoi në disiplinat, Giant Sllalom dhe Sllalom, ku edhe arriti të fitoj plot katër medalje të arta, përcjellë TV Malishevë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, e përgëzoi sot skiatoren shqiptare, ku tha se ajo ka tejkaluar çdo pritshmëri të mundshme, raporton “ata”.

“Sportistja jonë kuqezi, Lara Colturi arrin rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari , 2 në Giant Sllalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare”, tha Kushi.

Po ashtu, Kushi tregoi që Lara tanimë gjendet në Argjentinë, vend në të cilin sportistja shqiptare do të zhvillojë katër garat e radhës kuadër të sezonit të Amerikës Latine.

“Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri.

/TV Malisheva

Share.