Liverpooli mbrëmë ka arritur të siguroj titullin e kampionit të Anglisë, pas 30 vitesh.
Ndërsa gjatë ditës së sotme për këtë titull të fituar nga ana e “The Reds” ka folur edhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
Ai ka shprehur urimet e tij për Liverpoolin e trajnerit Jurgen Klopp dhe rivalëve të ashpër të “Djajve të kuq”
“Duhet të uroj Liverpoolin dhe trajnerin Jurgen Klopp në lidhje me fitimin e kampionatit. E dimë sa e vështirë të fitohet kampionati në Angli dhe për këtë arsye i japim të gjitha meritat ‘Redsave’ dhe Kloppit.
“Ne nuk ndihemi mirë kur një ekip tjetër fiton kampionatin, pasi duam të fitojmë ne. Në krahun tjetër do të punojmë fort që të rikthehemi vitin tjetër dhe të jemi shumë konkurrues”, – tha ai./Tv Malisheva