Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Me rastin e kësaj dite në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë.

Këtë vit, temë e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve do të jetë “The Power of Museums-Fuqia e Muzeve”.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë./TV Malisheva

Share.