Të gjitha punimet kanë përfunduar tek Kompleksi “Kodra e UÇK-së në Ngucat të Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Një projekt i nisur nga veteranët e këtij fshati dhe i financuar tërësisht nga banorët e këtij fshati por edhe më gjerë. Por që gjeti përkrahje edhe nga disa institucione.
Ndërkohë që sot, me aktivitete të shumta do të bëhet edhe zyrtarisht hapja e këtij kompleksi, datë kjo që përkon edhe me përvjetorin e rënies heroike të Komandant Kumanova- Ismet Jashari.
TV Malisheva që nga nisja e këtij projekti ka ndjekur punimet në këtë kompleks. /TV Malisheva