Kombëtarja e Marokut ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mundshme në këtë Kampionat Botëror, ku tani ka prekur fazën e çerekfinales së këtij turneu.

Pas plot 120′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Maroku dhe Kombëtarja e Spanjës barazuan me shifrat 0:0.

Pavarësisht rasteve të shumta që kishin lojtarët e të dy kombëtareve, portierët si Bono i Marokut dhe Simon i Spanjës mbajtën portat e paprekura.

Situatë e njëjtë nuk ishte edhe në fazën e penalltive, ku Bono i Marokut u tregua më i suksesshëm duke pritur dy penallti, ato të Soler dhe Busquets.

Në anën tjetër, te Maroku penalltitë i shënuan Sabiri, Ziyech dhe Hakimi kurse penalltinë e vetme të cilën e humbi te marokenët ishte Benoun.

Kështu, Maroku e eliminon Spanjën duke e mposhtur në penallti me shifrat 3:0.

Share.