Kombëtarja e Gjermanisë pavarësisht fitores së mbrëmshme 4:2 kundër Kosta Rikës u eliminua nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Gjermanisë nga Kupa e Botës, ndërsa tani besohet se pozita e Hansi Flick si trajner i Gjermanisë është në rrezik.

Media të shumta kanë filluar ta lidhin trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp me detyrën e trajnerit te Gjermania, dhe agjenti i gjermanit, Marc Kosicke ka folur për këtë gjë.

“Ajo është vetëm një titull në media. Jurgen ka një kontratë deri në vitin 2026 me Liverpoolin. Synimi i Klopp është që t’i përmbahet kontratës me Liverpoolin”, tha Kosicke për “SkySportDE”.

Sipas mediave, Jurgen Klopp është kandidati kryesorë i Federatës Gjermane të Futbollit për ta zëvendësuar trajnerin momental, Hansi Flick.  /TV Malisheva

Share.