Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe Kupën e Amerikës me Brazilin, sulmuesi Roberto Firmino vijon të shijojë pushimet, para se të rikthehet në javën e parë të gushtit, për të nisur një tjetër sezon me “The reds”.

Në një postim në Instagram, sulmuesi brazilian ka zbuluar një tjetër tatuazh në shpinën e tij, që është pikërisht Champions League e fituar me klubin anglez në muajin maj të këtij viti.

Rëndësia e këtij triumfi dihet se është tejet e madhe dhe Firminho e ka përjetësuar në trupin e tij me tatuazhin më të ri.

Share.